Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren këtë të diel për të parë se si zbatohet vendimi i bordit për përcaktimin e çmimeve të shportës. Video e publikuar prej tij në rrjetet sociale ka marrë me qindra komente ku nuk mungojnë edhe kritikat. Disave prej tyre Rama u është përgjigjur vetë.
REPLIKAT
Komentues: Ke ikur per lesh Zoti Rama ne baze te rogave duhet te jen dhe cmimet
Edi Rama: Ne komunizem keshtu thuhej, por ne kapitalizem cmimet i vendos tregu, nderkohe qe ne kushtet e nje situate krejt te pazakonshme kur cmimet rriten nga lufta, detyra jone eshte te frenojme abuzimet se vete rritjes se cmimeve nuk ka cfare i ben Shqiperia, kur e tere bota nuk i ben dot asgje!
Komentues: Mire beni qe dilni vet se tregoni vigjilenc, por duhen strukturat ne terren qe te duket tamam prezenca e shtetit!!
Edi Rama: Strukurat e bejne ate pune, ne s’kemi dale te zevendesojme strukturat po te sensibilizojme tregtaret dhe informojme qytetaret per situaten, per masat e per nevojen per solidaritet!
Komentues: Bravo Z.Kryeminister, une do te isha i mendimit qe buka te peshohet dhe ti vendoset etiketa e peshes siper, sic veprojne supermarketet.
Edi Rama: Mjafton ta kene gramaturen ne listen e cmimeve!
Komentues: Isha shume e bindur qe shteti duhet te nderhynte per ti vene nje tavan cmimeve. Gjurulldine e krijove vete me deklaraten qe bere” jemi ne lufte , cmimet do rriten zgubthi dhe shteti nuk mund te beje nderhyhrje ne tregun e lire “. Here tjeter para se te flasesh mati fjalet sepse njerzeve ju hyn ankthi me mendimin qe nuk ja dalin dot per te jetuar.
Edi Rama: Jam i bindur edhe sot qe nderhyrja e shtetit ne treg per tavane cmimesh eshte nje cmenduri te cilen mund ta justifikoje vetem nje cmenduri me e madhe, sic eshte lufta apo nje krize humanitare dhe po te mos ishim ne lufte, as cmimet nuk do ngriheshin zgupthi as do ishte bere kurresesi nderhyrja qe po bejme! Sa per gjullurdine qe paska krijuar deklarata ime, cmimet u ngriten zgupthi ne tere boten per shkak te luftes dhe vetem shqiponjat qorre e shurdhe te internetit nuk duan t’ia dine per kete fakt, ndersa e verteta nuk matet, po i thuhet popullit sepse po nuk ditem te verteten nuk fitojme dot asnje sfide!