KED njofton takimin e radhës,për të diskutuar rreth verifikimit të katër kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KED ka njoftuar se do të mbajë mbledhje ditën e mërkurë të javës së ardhshme, 16 shtator. Kjo mbledhje do të mbahet për të diskutuar gjetjet për verifikimin e katër kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët janë: Altin Binaj, Artan Spahiu, Dedë Kasneci, Gentian Mete. Në mbledhje do të miratohen procesverbalet e mbledhura nga takimet e KED-së në datat 17.08.2020 dhe 21.08.2020.

Do të diskutohet për vlerësimin e njoftimit të organeve të emërtesës, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, për rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca të parakohshme.

Njhë tjetër temë diskutimi do të jetë lidhur me “Njoftim qëndrimi” të përcjellë nga Ardian Dvorani me e-mailin e datës 20.08.2020, si dhe vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm për GjK.

Zjarr Tv Ad