Kejdi Mehmetaj i drejtohet Spiropalit: Je bërë si miza në b… të kalit!

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mungesë të një reagimi nga ana e kryeministrit, Edi Rama, ndaj deklaratave të forta të presidentit Ilir Meta këto 24 orët e fundit, duket se detyrën e kundërpërgjigjes ja kanë caktuar Elisa Spiropalit.

Edhe ditë e sotme ajo sulmoi presidentin pas shkrimit të tij, për Ramoreformë në Drejtësi. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetares së LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e cila përmes një postimi në facebook, thotë se Ministrja e Qeverisë, Elisa Spiropali, është bërë si miza e kalit që vazhdon zukatjen poshtë bishtit të tij. Sipas saj, nga ”Ramaforma” ajo ka përfituar më shumë. ”Duke shpëtuar nga raportet e “Crown Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit. Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura”.

Postimi i plotë i Kejdi Mehmetajt

Zukatja e Elisës është bërë si ajo e mizës së kalit. Pasi del nga poshtë bishtit të kalit i duket vetja se është e mençur dhe triumfatore.

Nga “Ramaforma” në Drejtësi ajo është një ndër përfitueset e para, duke shpëtuar nga raportet e “Croën Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit.

Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura. Fiks siç është edhe vetë, nje rrobë e përdorur! Miza e kalit vazhdon zukatjen. Sa të ketë PPP-në e zgjedhur me 69 vota ajo do “bëz bëz” e qetë.

Fundin do e ketë si një rrobë shumë e përdorur e hedhur pa asnjë dhimbshuri në kazanet e plehrave, nga ku sot merr vëmendje zukatja e saj.

 

Zjarr Tv Ad