Sot, një vit pas protestës studentore, po fillon një valë e re protestash po nga studentët e po për arsimin e lartë. Ata ndihen të gënjyer, të mashtruar dhe të trajtuar keq nga kjo qeveri që do ti shohë të ikin nga Shqipëria një orë e më parë. Ku përfundoi “Pakti per Universitetin”? Thjesht broshura të dizenjuara bukur me foto e ngjyra për të qetësuar studentët e revoltuar. Ku humbën dhjetra premtime të dhëna nga Edi Rama e ministrat e tij në qindra orë televizive? Dhe më e bukura, janë mësuar aq shumë të gënjejnë, sa tani nuk u bën përshtypje as të thonë të pavërteta në konferenca ndërkombëtare.
Meqë jemi tek arsimi, Ministria Shahini dje në Londër tha: “Nuk jemi aty ku duhet të jemi, por shpejtësia e përmirësimit që vendi ka bërë nga njëri sesion i PISA në tjetrin, po dëshmon qartazi se jemi në rrugën e duhur.”
Rezultatet e Shqiperisë
PISA 2015: Shkenca 427, Leximi 405, Matematike 413
PISA 2018 :Shkenca 417, Leximi 405, Matematika 437
Shqipëria renditet e 17 nga fundi në rezultatet përfundimatare të këtij testimi duke qen ende shumë larg mesatares së vendeve të OECD.
Sa mirë që pas 3 vitesh pasja e të njejtit rezultat në lexim dhe rënia me 10 pikë në shkencë i duket si përmirësim i shpejt zonjës Ministre.
Besoj me të njejtin këndvështim dhe qasje do u drejtohet edhe studentëve për tu treguar arritjet imagjinare në Arsimin e Lartë.