Kejdi Mehmetaj: Teatri po na thërret sërish për ndihmë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Malaj ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe është shprehur se duhet të mblidhen fonde për vendosjen e shkronjave në këtë godinë.

Thirrjes i është përgjigjur menjëherë LSI-ja. Ish-deputetja, njëherësh edhe nënkryetare e kësaj force, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se Teatri na thërret sërish për ndihmë.

”Për më shumë se një vit qytetarët e Tiranës, artistët, intelektualët dhe shoqëria civile ja kanë dalë të mbajnë në këmbë godinën e Teatrit Kombëtar, duke evituar kështu që në qendrën historike të qytetit të ngriheshin kulla betoni, si dëshmi të një vjedhje gjigande nga Kryeministri dhe bedelët e tij në bashki”.

Nga ana tjetër, ish-deputetja ka përmendur sulmin me heqjen e gërmave nga fasada. ”Pasi nuk ja dolën ta shembin, hajdutçe i shkulën gërmat nga fasada dhe tamam si hajdutët e natës, ditën u zhdukën pa gjurmë duke u frikur nga përballja me qytetarët”.

Nënkryetarja e LSI-së, i bën thirrje shqiptarëve që ti bashkohen thirrjes së z.Malaj. ”Teatri po na thërret sërish për ndihmë! Unë i bashkohem sot Z.Malaj në iniciativën që është ndërmarrë për ti kthyer emrin Teatrit Kombëtar. Vendi ka nevojë për mbrojtësit e tij. Uroj që Intelektualë e qyetatarë të tjerë kurajoz e të drejtë ti bashkohen Z.Malaj”.

 

Zjarr Tv Ad