Kejvina Kthella kërkon nga Krimet e Rënda t’i kthejnë mbrapsht makinën dhe celularin

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Modelja Kejvina Kthella i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda për heqjen e sekuestros ndaj makinës së saj, llogarive bankare dhe celularit.

Sekuestrimi është bërë për llogari të hetimit lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia e mori në pyetje për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Kërkesa e modeles mësohet se do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas.

Zjarr Tv Ad