Kejvina pranon dhunën fizike ndaj Luizit: Ai çdo mëngjes meriton nga një shuplakë, është psikopat…

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në Big Brother VIP ka dalë jashtë kontrolli. Që pas situatës në prime, Kejvinës nuk i del e keqja me Luizin.

Ditën e sotme u zhvillua një gjyq mes tyre, mirëpo gjërat agravuan më keq. “Është njeri i shpifur. Nuk e duroj dot këtë psikopat. Nuk dua ta shoh me sy, nuk i duroj dot mashtruesit.

Ky njeri nuk duhet të marrë frymë, fryma që hedh ai është dëm për ne. Ai është i pështirë, i shpifur, i pafytyrë, nuk ka respekt për nënë, për babë, për vëlla. Unë e urrej”, ka thënë Kejvina.

Më tej modelja ka pranuar një lajm që po qarkullon prej ditësh në rrjet, ajo i ka gjuajtur me shpullë Luizit. Kejvina nuk ka shprehur pendesë, madje ka thënë se ai meriton shuplaka çdo mëngjes fytyrës.

“Në fund të thotë ti e ke fajin, vijnë dhe flasin këtu për një shuplakë, për një shuplakë që i dhashë unë atij. Ai e meriton. Ai çdo mëngjes meriton nga një shuplakë që të zgjohet dhe të kthehet si njeri.

Ai do shuplaka për çdo ditë, ai përdor dhunën verbale. Ai është dëmi i shoqërisë. Ai! Se shuplaka harrohet por kjo të ngel këtu! E urrej! Plehër”, ka shtuar ajo.

Zjarr Tv Ad