Këlliçi: Ajo që ka ndodhur me Bashën nga ana psikologjike është e paimagjinueshme. Peng dhe pa dinjitet

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh në emisionin “A Show” në Syri Tv se beteja e ish-kryeministrit Sali Berisha është vetëm për votën e lirë. Këlliçi tha se Basha ka polarizuar situatën dhe ka ju ka shpëlarë trurin të vetëve ndërsa shtoi se Basha ka kërcënuar deputetët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dy ditë më parë.

“Kërcënoi të hënën grupin parlamentar duke thënë ‘ose iki unë ose vjen Sali Berisha’. Kush do të shkonte në PD? Gogoli? Ai që për 13 vite mbajti PD-në në pushtet? Ky është terror psikologjik ndaj bashkëpunëtorëve të tij”, tha Këlliçi.

Këlliçi tha se Basha i ka bërë dëmin më të madh opozitarizmit, PD-së dhe i ka dhënë oksigjen regjimit të Edi Ramës. Deputeti demokrat tha se habitet se përse Basha nuk e kupton që sa më shumë qëndron po shkatërron veten e tij.

“I kam dedikuar mbi një dekadë këtij individi. Ai është peng, prap njeriu, qenia njerëzore e ruan dinjitetin. Kjo që ka ndodhur me atë individ nga ana psikologjike është e paimagjinueshme. Lëre mënjanë PD-në, por vetes tënde, ai është i ri, të kthehet në memen kryesore në rrjete sociale. Të mos kuptosh realitetin është shumë e rëndë”, tha Këlliçi.

Zjarr Tv Ad