Deputeti demokrat, Belind Këlliçi thekson se vota e lirë është e vetmja zgjidhje për krizën politike në PD.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se: “Ka 6 muaj që themi se vetëm vota e lirë është instrumenti demokratik që zgjidh konfliktin në PD. I bëj thirrje ish kryetarit, të mos vijojë në rrugën e konfliktit dhe përçarjes! Rregullat e demokracisë nuk do të ndryshojnë për ty”.Bashkëngjitur Këlliçi shpërndan edhe një video, të një deklarate të tij në Opinion, ku shprehet se: “Është për të ardhur keq që ajo sigël doli forcë e tretë, por kjo tregon se Basha pa Berishën, është i fundit. Kjo është e padiskutueshme
Qëndrimi im është ai që ka qenë që ditën e parë: Të shkojmë në votë. Kushdo që do ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje, të shkojë te kutia e votimit, të vendoset te kutia e votimit, të shkohet të votohet, të bëhet transparencë e plotë dhe ta vendosin demokratët.