Këlliçi fiton gjyqin/GJKKO rrëzon akuzën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Durrës

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetei demokrat Belind Këlliçi ka bërë të ditur me një postim në faqen e tij ne fecbook se ka fituar gjyqin pas akuzës për shpifje që kishte ngritur ndaj tij Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës.

“Fitorja e së vertetës”, shkruan ai në postimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Fitorja e së vërtetës

GJKKO rrëzon akuzën e shpifjes që ngriti ndaj meje Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës.

Patronazhistët e administratës Rama që punuan me “ideal partie” për të masakruar zgjedhjet e 25 prillit, të frymëzuar nga i madhi i tyre që gërthiste “shpifje shpifje” në çdo ekran, lëshuan ndaj meje padi të shumta për shpifje, me mendimin se unë i trembem gjyqit. Siç e shihni, unë hyj e dal nga gjykata sa herë të dëshironi. Frikë nga gjykata ka vetëm fajtori.

Falenderoj Av. Ledio Nuraj për punën e tij profesionale!

Gjykata ju rrëzoi, por shqiptarët e dinë:

Duhet t’ju rrëzojë opozita!

Zjarr Tv Ad