Këlliçi: “Je si kokrra e mollës”, Roland Bejko “përplaset” me Belind Këlliçin: Do të heq xhaketën këtu?

0
2674
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së PD-së Roland Bejko ka debatuar me deputetin e PD Belind Këlliçi lidhur me dhunimin e tij në protestën e 8 Janarit në selinë e PD-së.

Teksa Bejko po tregonte se se si u dhunua nga një protestues që e goditi me çadër, i cili ishte djali i xhaxhait i Berishës, ndërhyri Këlliçi duke i thënë: “Je si kokrra e mollës.”. Bejko u revoltua dhe tha se ka shenja në trup, por nuk do të ankohet në Polici.

Bejko: Do të heq xhaketën këtu?  Unë s’jam nga ata që të vete të ankohem në polici, nuk dua të bëj viktimën këtu. Tërë natën atë natë kam vjellë, pas emisionit. Kam marrë një mikun tim dhe thotë se mund të jenë shkaktuar nga gazi dhe shembja. Kam goditje në trup, në ije nga këmbët. Do ta bëj si Lela këtu? Ju mohoni dhunën.

Zjarr Tv Ad