Këlliçi: Korrupsioni mjedisor vret, ndotja mjedisore shkurton jetë!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Belind Këlliçi

Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit, dëshiroj të ndaj me ju disa refleksione si banor i Tiranës, si njëri nga ju që sheh çdo ditë degradimin mjedisor dhe urban të vendit.

Me shtimin e ndërtimeve rezidenciale në Tiranë, mpaken hapësirat qytetëse. Betoni pa kriter rrit nivelin e ndotjes mjedisore.

Më shumë pallate, më shumë banorë, më shumë automjete në qarkullim, më shumë ndotje.

Ndërtohet pa planifikuar hapësira të reja për parkim. Pallatet e reja janë buzë rruge. Gllabërojnë sipërfaqe trotuarësh e me keq, sipërfaqe të gjelbëruara si në rastin e ndërtimeve në parkun e liqenit artificial.

Duhen bërë disa kilometra rrugë për të parë gjelbërim. Fëmijët e sotëm luajnë kafeneve.

Rrugëve mbretëron plastika. Tirana dhe gjithë Shqipëria kontrollohen nga mafia e plehrave. Pisllëku gjeneron paratë e pista. Me to blihen leje-ndërtimi, konçensione dhe vota.

Korrupsioni mjedisor vret! Ndotja mjedisore shkurton jetë!

Zjarr Tv Ad