Këlliçi: Mjerë Tirana, se socialistët e kooptuar si Veliaj i mbajnë premtimet

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Mjerë Tirana” shprehet me keqardhje, deputeti demokrat Belind Këlliçi sot dhe jo më kot. Është Dita Botërore e Mjedisit.

“Qeveria ligjëroi ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. “Një epokë e re e Shqipërisë patriotike” e quajti sloganisti Rama, – shprehet Këlliçi në Fb. – Në Shqipërinë patriotike që keqqeveris Rama, qeset plastike jo vetëm që janë ende në përdorim, por kushtojnë më shtrenjtë. Ky ishte qëllimi i vërtetë, me e rrit pazarin e plastikës.

Sot është Dita Botërore e Mjedisit. Vendi ynë i ka paraprirë festimeve që me ndërtimin e Arenës Kombëtare. Për të eliminuar ndotjen nga trafiku do e ndërtojmë stadiumin në truallin ekzistues dhe jo në rrethina, tha asokohe kryebashkiaku i Tiranës. Ndryshe nga qendrat urbane perëndimore, Tirana e ka stadiumin në zemër të saj, se ndryshe ç’vlerë do të kishte kulla në periferi!

Kryebashkiaku i kryeqytetit më të ndotur të Europës e mbyti Tiranën me parqe e lulishte dhe nuk dha asnjë leje ndërtimi për kulla. Se socialistët e kooptuar si Veliaj i mbajnë premtimet elektorale,” ironizon deputeti për ta mbyllur me keqardhjen: “Mjerë Tirana!”

Zjarr Tv Ad