Këlliçi: Në shesh doli Shqipëria e vërtetë, e fshehur, e vjedhur nga qeveria, e tallur!

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, nuk i ka kursyer mediat dhe analistët pro qeverisë që pretenduan javë para mbajtjes së protestës, se qytetarët nuk do t’i përgjigjeshin masivisht thirrjes së opozitës. Dritat që mbushën mbrëmjen e së shtunës bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri afër sheshit Skënderbej thyen çdo parashikim.

Në reagimin e tij Këlliçi shkruan:

“Një përshëndetje i dërgojmë të fortëve pas tastierave, mendimtarëve të kafeneve dhe parazitëve të qeverisë! Këta në shesh janë njerëz të lirë. Halli i nxjerr aty.

Dalin pensionistët kundër shpopullimit të vendit, që punuan një jetë për ta ndërtuar. Dalin prindërit që kanë fëmijët larg syve. Dalin të rinjtë që nuk duan të largohen. Dalin se nuk i shfaqin kamerat e mediave të tua. Në shesh sot doli Shqipëria tjetër, Shqipëria e vërtetë, e fshehur nga propaganda, e vjedhur nga qeveria, e tallur nga media.

Faleminderit çdokujt që ishte aty, që la impenjimet mënjanë për të protestuar! Faleminderit Tirana. Kryeqyteti në ballë të protestës.”

Zjarr Tv Ad