Këlliçi në Unazën e re: As një qendër shëndetësore nuk ju kanë ngritur.

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me banorë të Unazës së Re në krah, Belind Këlliçi, koordinatori politik i PD, iu drejtua qytetarëve me një mesazh politik.

Këlliçi solli në vëmendje mungesën e çerdheve, kopshteve dhe shkollave për rreth 50 mijë banorët e kësaj zone.

‘Këtu nuk ka një qendër shëndetësore’, u shpreh ai, duke i dhënë zë shqetësimit të banorëve për mungesën e infrastrukturës qytetëse.

Sipas Këlliçit, qendra e vogël shëndetësore, e denjë për një fshat dhe jo për 50 mijë banorë, u zhvendos mbi 1 kilometër larg zonës, aty ku nuk i shërben kërkujt.

Për Belind Këlliçin, kjo është një goditje e orkestruar nga Rama dhe Veliaj, si kundërpërgjigje ndaj protestave të banorëve për projektin e Unazës së Re.

‘Dyshja Rama-Veliaj e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro. Ata nuk kanë asnjë bilanc’, tha ai, duke kërkuar largimin e tyre më 25 prill.

Zjarr Tv Ad