Këlliçi “nuk i ndahet” nënkalimit, tregon si do lehtësohet trafiku nga ndërhyrja te Sheshi Skënderbej

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi sqaroi sot në mëngjes dhe një herë, projektin për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, që do të mundësojë lehtësimin e trafikut në kryeqytet.

Me hartë në dorë, ai tregoi se si do bëhet lëvizja e makinave në drejtimin Veri-Jug e anasjelltas, duke lidhur bulevardin kryesor me këtë ndërhyrje. Sipas Këlliçit, projekti është bërë nga specialistë të shquar të fushës dhe ka kosto rreth 4.5 milionë euro, por do të jetë një zgjidhje e madhe për qytetin.

Përllogaritet që me këtë nënkalim, të kursehet gjysma e kohës dhe e stresit që qytetarët e Tiranës kalojnë çdo ditë në trafikun torturues.

Gjatë bisedës në studio, Këlliçi u është përgjigjur dhe telefonatave të shikuesve, ku ka folur për paketën e plotë që ai ka për zbutjen e kostos së jetesës, me transportin publik falas, uljen e taksave dhe tarifave, dhe mbështetjen për familjet.

Zjarr Tv Ad