Këlliçi, takimin e parë në shtëpinë e rikthyer demokratëve e bën me të rinjtë e LDK-së

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Belind Këlliçi ka zhvilluar takimin e parë në selinë e rikthyer demokratëve.

Këlliçi ka pritur sot në selinë e PD-së, drejtuesit e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye kryetarin Fidan Rekaliu.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Kënaqësi të mirëprisja sot në shtëpinë e demokratëve vëllezërit tanë nga Kosova, kryetarin e Forumit Rinor të LDK, Fidan Rekaliu, bashkë me 3 nënkryetarët e FRLDK, Fisnik Osmanin, Florent Ukajn dhe Faik Zekajn. Me punën e tyre të shkëlqyer kontribuuan në fitoren e Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale.

Bashkëpunimi me ta është kënaqësi për të rinjtë e FRPD.

Nga sot dyert e Partisë Demokratike janë të hapura për këdo. Epoka e bunkerizimit mori fund.

Falënderoj nga zemra të gjithë ata demokratë që sakrifikuan për ta kthyer PD në identitet! Fillojmë të gjithë bashkë një rrugëtim të ri!

Zjarr Tv Ad