Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Besimtarët myslimanë kanë nisur prej mëngjesit të kësaj të shtune agjërimin për muajin e bekuar të Ramazanit.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija, ka bërë një inspektim sot në IEVP Fushë-Krujë, ku përveç se ka parë nga afër situatën dhe kushtet, ka uruar besimtarët myslimanë në këtë institucion për Ramazan. I pranishëm ishte edhe Imam Ahmed Kalaja, i cili ka folur me të dënuarit mbi reflektimin dhe paqen.
Abrija është ulur këmbëkryq me të dënuarit, duke u dhënë mundësinë t’ia shprehnin drejtpërdrejt ankesat dhe kërkesat që kishin. Drejtori i Burgjeve u ka përcjellë atyre edhe porositë e ministrit Ulsi Manja për përmirësimin urgjent të infrastrukturës.