Këmbime valutore në mënyrë të paligjshme, arrestohen 5 kambistë

0
4

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 kambistë, ndërsa dy te tjerë janë proceduar penalisht. Në kuadër të operacionit të koduar “Kambistët”, në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, u kapen në flagrancë shtetasit:

Besnik Dervishi, 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

-Agim Qerreti, 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

-Lulzim Grbeti, 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Ylli Berhani, 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

-Mhill Brigja, 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit me inicialet P. M., dhe R. R.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi parash që këta shtetas e përdornin për të kryer këmbimin valutor në mënyrë të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.