“Kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”, Meta kujton Fishtën e feston me simbolin e shqiponjës

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta teksa ka lënë për pak çaste angazhimet e tij në zyrë, iu është bashkuar festës së Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar” në Lezhë, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës. Përmes një mesazhi kushtuar këtij eventi, Meta tha se At Gjergj Fishta la pas një trashëgimi që shërben si frymëzim edhe sot.

Ndër të tjera, kreu i shtetit dha mesazhin e qartë teksa theksoi se; “Të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj”, ndërsa risolli në vëmendje një shprehje të njohur të Fishtës; “Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”.

“Me shumë kënaqësi pranova ftesën e Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar”, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.
Të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj.
Sepse siç ka thënë edhe At Gjergj Fishta: “Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”🇦🇱”, shkruan Meta, ndërsa feston përkrah fëmijëve dhe pjesëmarrëseve të tjerë në këtë ceremoni me simbolin e shqiponjës.

Zjarr Tv Ad