“Kemi bërë vetëm 2 muaj shkollë këtë vit”, studentët e Juridikut kërkojnë përgjysmim tarifash

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me të pare njoftimin e financës të afishuar ku shkruhet se kishte ardhur koha që të paguajnë tarifën e masterit, një grup studentësh në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës deklaruan se është e padrejtë të paguajnë sipas tyre tarifën e plotë prej 750.000 lekësh të vjetra kur në fakt gjate këtij viti auditorët i kanë frekuentuar vetëm dy muaj janar shkurt, fillimisht mësimi u ndërpre nga tërmeti e më pas nga pandemia.

Kërkesa për të përgjysmuar tarifën i është dërguar Bordit të Administrimit pranë Universitetit të Tiranës dhe rektoratit. Argumenti që sjellin është se pandemia ka rënduar buxhetin e familjeve të tyre madje i ka lënë edhe pa punë.

“Universiteti i Tiranës u shpreh se ‘Shumica e studentëve dhe familjeve të tyre mezi ia dalin të përballojnë kostot e studimeve të fëmijëve të tyre në kohë normale, aq më tepër në kohën e pandemisë kur vendet e punës u mbyllën apo u reduktuan në masë, çka solli papunësi te prindërit apo edhe të vetë studentët e punësuar. Vështirësitë dhe pamundësia ekonomike duhet të ishin marrë parasysh nga Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Tiranës. Prandaj, ne sot kemi kërkuar qoftë nga Ministria, Universiteti dhe Fakulteti që të marrin masat e nevojshme për të realizuar këtë kërkesë të drejtë të studentëve”,- u shpreh Elvis Gjini, student i ciklit “Master” në Fakultetin e Drejtësisë.

Drejtuesi i organizatës rinore ‘Guxo’, Marash Logu tha se gjatë vitit 2019 Universiteti i Tiranës ka shpenzuar më tepër se 660 mijë euro për shpenzime luksi. Sipas Logut sikur këto shpenzime të paarsyeshme e të kripura të reduktoheshin, kërkesa e studentëve do të mund të realizohej.

“Në vitin 2019, Universiteti i Tiranës shpenzoi 660 mijë euro për roje private, karburant, dieta, udhëtime, telefon, orendi zyre. Nga kjo shumë 471 mijë euro janë shpenzuar për siguri, çka do të thotë se 7 godina të Universitetit që ruhen me nga një roje private me pagë 250 mijë lekë të vjetra në muaj kanë një kosto shumë të lartë. Sikur këto shpenzime absurde dhe të paarsyeshme të reduktoheshin, kërkesa e drejtë e studentëve do të mund të realizohej. Prandaj, ne si organizatë rinore ‘Guxo’ mbështesim plotësisht kërkesën e studentëve dhe do të vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje më vëmendje maksimale deri në realizimin e saj”,- u shpreh Marash Logu, drejtor i “Guxo”.

Kërkohet jo vetëm përgjysmimi i tarifave të masterit por edhe mundësia e ofrimit të një pakete financiare për studentët. Ky grup studentësh që dolën me përfaqësi duke respektuar masat anticovid nuk e përjashton as mundësinë e ngritjes sërish në protesta. Afati i fundit që u është lëne studenteve të masterit të fakultetit të Drejtësisë për të shlyer detyrimet financiare është data 30 shtator.

Zjarr Tv Ad