“Kemi inflacionin më të ulët në rajon”, Ibrahimaj: Ekonomia e qëndrueshme, por e ardhmja nuk është fushë me lule

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka folur në Kuvend për buxhetin 2023.

Ibrahimaj tha nga foltorja se buxheti është krijuar në një kohë krize dhe mbulon të gjitha nevojat e qytetarëve.

Sipas saj në buxhetin e 2023 janë alokuar 50 miliardë lekë për të mbështetej sociale. Ibrahimaj theksoi se ekonomia shqiptare është e qendrueshme, pasi ka përballuar me sukses dy kriza, a pandeminë e Covid-19 dhe krizën energjitike.

“Buxheti i kthen përgjigje të gjitha nevojave. Janë 50 miliardë lekë vetëm për mbështetjen sociale në buxhet. Nuk është e vërtetë që taksat janë rritur. Ky vit ka qenë i vështirë. Fill pas tërmetit u përballëm me pandeminë, katastrofë humane që shkundi financat publike, por ne i qëndruam pranë të gjithë qytetarëve që ngelën pa punë për shkak të pandemisë. Nga pandemia dolëm më të fortë. Ekonomia është e qëndrueshme, dhe këtë e tregon përballimi i dy krizave të një pas njëshme. Sigurisht që e ardhmja nuk është fushë me lule. Sigurisht nuk kemi sferë të artë, nuk mund të  parashikojmë me përpikëri se çfarë do të ndodhë në ekonominë tonë”, tha Ibrahimaj në Kuvend.

Ministrja tha se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në të gjithë rajonin.

“Ne e kemi vetëm 6.8% krahasuar me vendet e tjera që e kanë inflacionin dyshifror. Ne nuk kemi ndryshuar çmimin e energjisë elektrike për asnjë grup të popullatës. Tani, si ka mundësi që nuk ka kaq shumë inflacion këtu? Sepse nuk është rritur kostoja e prodhimit, sepse këtë barrë e ka mbajtur buxheti i shtetit. Prodhimi bujqësor vendas është rritur. Ne kemi pasur disa vite më parë një raport import-eksport 1 me 7, sot është 1 me 3.

Rreziku për të qenë i varfër në vend sot është 21.8%, dhe kjo tregon një tjetër të pavërtetë që opozita thotë. Dhe kjo shifër vijon të ulet nga viti në vit. Ne përmes këtij buxheti do të garantojmë rritje ekonomike që do të vijë me investime të rëndësishme. Projektligji do të vijojë mbështetjen për energjinë elektrike me 12 mln lekë, bashkë me 80 mln eurot e Bashkimit Evropian. Rritja e pagave do të jetë një tjetër premtim që do të mbahet. Do të rritet paga minimale me 36 mijë lekë”, tha Ibrahimaj.

Zjarr Tv Ad