Kemi“ komunikim të ëmbël”, Fevziu habitet nga deklarata e Ramës për Albin Kurtin: Si është ky, se e bëre raport dashurie?! 

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Raportet mes nesh janë fantastike. Kemi një komunikim shumë të ëmbël, shumë të mirë!”

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama kur u pyet për raportet jashtë kamerave që ka me homologun shqiptar të Kosovës, Albin Kurtin.

Përgjigja e tij habiti moderatorin e emisionit “Opinion”, Bledi Fevziu, i cili u shty më tej të pyesë.

“Çdo të thotë komunikim i ëmbël, se e bëtë raport dashurie?”, ju drejtua ai Edi Ramës, në Nju Jork ku janë duke zhvilluar drejtpërdrejt intervistën. Kryeministri i vlerësoi si shumë të mira dhe vëllazërore raportet me Albin Kurtin.

Pjesë nga intervista e Edi Ramës, me gazetarin Blendi Fevizu

Çfarë diskutuar me Albin Kurtin, që erdhi me urgjencë në Tiranë?

– S’ka mbërritur me ndonjë urgjencë, ishte një drekë e planifikuar. Kemi folur kryesisht për krizën energjitike. Shumë të vështirë se ne, të trashëguar. Ka një bazë prodhuese shumë të vjetër, një termocentral që s’ka pjesë këmbimi edhe një tmerr i madh. Për këtë arsye është në kufizime.

Kemi folur sesi mund të bëjmë më shumë. Nëse Kosova ka gjashtë deri në tetë orë kufizime, dimri do jetë më i vështirë. Ne këmbejmë energji, ata kanë termocentral, ne kemi hidro.

Harmonizohemi me njëri-tjetrin.

Keni folur me të për Gjykatën e Hagës, për Hashim Thaçin?

– Nuk kemi folur për ketë, Shumë vite para se Hashimi të arrestohej. Ne jemi në proces dhe në datën 12 tetor unë do t’i drejtohem Këshillit të Evropës me një fjalë. Çështja është shumë sensitive. Duke miratuar raportin e Dick Marty, Këshilli i Evropës ka shkruar një faqe të zymtë. Sot ai raport ka rënë.

Unë do i drejtohem Këshillit, duke u bazuar edhe te fakti se Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me shumicë hedhjen poshtë të rezolutës së Dick Martyt. Këshilli duhet të distancohet nga ai raport që ka goditur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe vetë shtetin. Kjo është iniciativa jonë.

Si janë raportet me Albin Kurtin?

– Ne jem të një mendje që Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe t’i kërkojë falje. Nuk jemi të një mendje se kur do ndodhë kjo. Njohja dhe falja janë procesi i fundit i procesit.

Janë të tensionuara raportet, jashtë kamerave?

– Raportet mes nesh janë fantastike. Kemi një komunikim shumë të ëmbël, shumë të mirë.

Çdo të thotë komunikim i ëmbël, se e bëtë raport dashurie?

– Flasim për shumë tema, bëjmë shumë humor, komunikimi është i ëmbël, miqësor, vëllazëror.

Është një raport ashtu siç duhet të jetë. Nuk jemi dakord për të gjitha.

Zjarr Tv Ad