“Kemi liruar territor për palestra!”- Veliaj inspekton shkollën e re në ‘Astir’: Gati për fëmijet që jetojnë portat hyrëse të Tiranës

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkolla e re “Andrea Stefani” në zonën e Astirit është inspektuar sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Paulin Sterkaj.

Gjatë këtij takimi, Veliaj u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën më të afërt. Ai deklaroi se tashmë ka marrë zgjidhje kërkesa e banorëve për institucione arsimore në portat hyrëse të Tiranës.

“Harmonizimi që i kemi bërë institucioneve arsimore në secilin ekstrem të njësisë; pra edhe te “Don Bosko” me shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe në Kodër Kamëz, me shkollat “Kennedy” e “Nënë Tereza”, edhe te “Shqiponja” me shkollën “Andrea Stefani”, plus dy të tjerat në zonën e Astirit që i fillojmë këtë vit, praktikisht kemi akomoduar fëmijët e të gjitha familjeve që jetojnë ndër vite në portat hyrëse të Tiranës, si Astiri e Lapraka”, nënvizoi ai.

“Shkolla ka një emër të madh, emrin e Andrea Stefanit, një bashkëluftëtar të betejave të Shqipërisë së vështirë. Ato kanë qenë vite të vështira dhe Andrea Stefani na ka kujtuar gjithmonë se ka pasur gazetari të mirë, qe nuk vinin gjoba, nuk hapnin të gjithë portale për të gjobitur politikanët e bizneset, nuk kanë hapur të gjithë rrjete sociale për të vjelë gjoba, duke e quajtur gazetari. Në kohën e Andreas bëhej gazetari e mirëfilltë, gazetari idealiste, ku gazetari jetonte me një bordero, jo me një bordero tek partia, dhe një bordero tjetër tek një biznes”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se fokusi i Bashkisë së Tiranës ka qenë çlirimi i hapësirave të zëna gjatë viteve të tranzicionit dhe kthimi i tyre tek komuniteti. “Aty ku kemi pasur mundësi të lirojmë territor, siç ka qenë kjo shkollë, jemi siguruar që të marrim edhe pak oborr që të luajnë fëmijët. Të krijojmë dhe një oborr të brendshëm, të kemi edhe një palestër, të sigurohemi që të rikuperojmë sa të mundemi nga hapësira publike në çdo zonë ku ne ndërhyjmë”, theksoi Veliaj.

Zjarr Tv Ad