“Kemi nisur reflektim për humbjen e 6 marsit”, Basha: Do marrim përgjegjësitë duke filluar nga unë, gati të bëj çdo gjë për PD

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur shkurtimisht për median duke thënë se Partia Demokratike është në një proces reflektimi pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Ai tha se është i gatshëm të marrë çdo përgjegjësi, teksa u shpreh se PD do të dalë me e fortë dhe se përçarja e saj ka ndikuar shumë tek demokratët.

I pyetur se sa do të zgjasë procesi i reflektimit Basha nuk dha një përcaktim, por tha se ka takime të vazhdueshme me kryesinë ku po ndajnë mendimet dhe opinionet.

“Një ditë më pas, pas 6 marsit kemi pasur një mbledhje dhe do vijojmë me mbledhjet. Jemi në një proces reflektimi do mbajmë përgjegjësi duke filluar që nga unë. Nëse paragjykoj se cfarë do ndodhë… me njerëzit kanë kontakt me strukturat në bazë. Jemi në një poces reflektimi dhe duhet të respektojmë ata njerëz që kanë mendimin e tyre. Një proces që nisi që pas 6 marsi dhe që do vijojë. Më një synim interesin për më të mirë të demokratëve pa dallim.

Jam gati të bëj cdo gjë për interesin më të mirë të PD. Jam gati të bëj vdo gjë për PD, por duhet të keni pak durim se të paragjykojmë. Sic ju thash që ditën pas 6 marsit ne jemi mbledhur do mbledhim edhe Kryesinë. Disa prej tyre kanë kërkuar dhe analizë specifike do marrin në dorë fatin e tyre. PD do dalë nga kry proces e fortë dhe e bashkuar jam i gatshëm të ndërmarr cdo hap që PD të dalë e bashkuar”tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad