“Kemi sekuestruar 70 milionë euro pasuri”- Kreu i SPAK raporton bilancin e punës në Kuvend: Në 2021-shin u regjistruan 15 procedime penale dhe u dënuan 13 persona

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i SPAK, Arben Kraja, bëri një rezyme të punës së Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2021.

Gjatë raportimit të bërë në Kuvend, Kraja bëri me dije se gjatë viti që lamë pas, janë regjistruar 15 procedime penale dhe janë hetuar 25 persona, ku kanë përfunduar dhe kanë shkuar në gjykatë 3 procedime për 7 të pandehur.

Gjithashtu ai shtoi se janë dënuar 13 persona dhe janë sekuestruar 70 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme.

“Prioritet i rëndësishëm ka qenë rritja e bashkëpuinimit me agjencitë e huaja, janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me agjencitë amerikane, italiane, gjermane dhe blege.

Në prokurorin ë e Posaçme kanë ushtruar fiunksionin 15 prokurorë dhe 13 oficerë t ëish-prokurorisë së Krimeve të rënda.

Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 15 procedime penale, ku përfshihet dhe hetimi i pastrimjt të veprës penale, janë hetuar 25 persona, kanë përfunduar dhe dërguar për gjyjkim 3 procedime penale me 7 të pandehur, për hetim janë dënuar 13 persona si dhe janë sekuestruar pasuri të luiajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 70 milionë euro.

Gjatë vitit 2021 janë verifikuar 316 materiale pasurore si dhe janë paraqitur dhe miratuar  nga gjykata 14 kërkesa për sekuestrim pasurish si dhe janë paraqitur 4 kërkesa për konfiskim pasurish. Në zbatim të aktit normative për të quajturën OFL Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021 ka paraqitur në gjykatë 25 kërkesa për sekuestrim pasurie dhe 75 kërkesa për konfiskim pasurie”, tha Kraja.

Zjarr Tv Ad