‘Kemi shumë arsye për të protestuar, më kryesorja është shpopullimi i Kukësit’

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit nga qarku i Kukësit janë nisur paraditen e sotme me autobusë dhe mjete private për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, në Tiranë, përpara godinës së qeverisë.

Kryetari i PD-së në Kukës, Admir Sinamati, para nisjes së protestuesve tha se sot është dita e qytetarëve të lirë të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë.

“Dita e protestës kundër padrejtësive, përbuzjes dhe papunësisë! Ora e mllefit ndaj dyshes Rama-Vuçiç po vjen. Uragani i protestës kombëtare fillon me Kukësin.”

Protestuesit u shprehën se kanë shumë arsye për të protestuar dhe më kryesorja prej tyre, shpopullimi i Kukësit dhe i gjithë Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad