‘Kemi ulje të shtrimeve në 2 spitalet’/Gazetari tregon alarmin e mjekëve:”Koronavirusi nuk kurohet me antibiotikë”(Video)

0
2

Që prej 15 shtatorit në vendin tonë shifrat e shtimeve në të dy spitalet COVID, janë ulur. Ky fakt është bërë i ditur nga gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj.

Në një lidhje direkte Skëndaj pohoi se përgjatë 15 gushtit e në vijim, kanë rezultuar pozitivë 5661 raste, ndërsa shumë qytetarë po preferojnë që të kurohen në shtëpitë e tyre. Sipas tij, vetëm 1/10-ta e pacientëve me COVID-19 shkojnë nëpër spitale.

Më herët numri i personave që kërkonin hospitalizim shkonte deri në 20%. Gazetari tregon se kjo situatë ngre edhe shqetësimin e mjekëve, të cilët shprehen se rastet e rënda duhet të trajtohen në spitale. Po ashtu, infeksionistët ngrenë në fokus edhe një tjetër shqetësim kohët e fundit, ku shihet se mjekët e familjeve japin pa kritere antibiotikë, për të luftuar koronavirusin. Por sipas mjekëve, antibiotiku kurrsesi nuk mund të kurojë koronavirusin. Kujtojmë se dje u regjistruan 134 raste pozitive me COVID-19 dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.