“Kemi vetëm një focus, rënia e Edi Ramës”, Grida Duma për bashkëpunimin me Partinë e Lirisë: Vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komantuar situatën politike në vend, ku u shpreh se përpara na pret një sezon i suksseshëm politik.

Lidhur me bashkëpunimin e PD me Partinë e Lirisë, Duma tha se PL është një vlerë e shtuar dhe një fuqi opozitare e konsiderueshme.

“Sa i përket bashkëpunimit me PL, mendoj që sot të quajturën Partia e Lirisë me asetet politike që kanë janë një vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare që di ta bëjë mirë opozitarizmin”, tha Duma.

Pjesë nga fjala e deputetes:

Pozita e opozitës mbetet që pavarësisht ngjyrave të ndryshme, e gjitha është në opozitë secili në regjistrin e vet. Në grupin e PD, të gjithe grupin parlamentar ka aksion, lëvizje dhe herë pas here bashkërendim, që pres të ndodhë edhe për hartën territoriale. Këto janë ngjarje të mëdha për të cilat ne do të vijojmë betejën.

Ngjyrimet opozita i ka me të gjitha regjistrat por shoh një sezon të suksesshëm politik.

Sa i përket bashkëpunimit me PL, mendoj që sot të quajturën Partia e Lirisë me asetet politike që kanë janë një vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare që di ta bëjë mirë opozitarizmin. Çdo demokrat që po hyn në mbylljen e dekadës opozitare mirëpret cdo individ që bën opozitë se sot ka vetëm një fokus, rënia e Edvin Ramës.

Zjarr Tv Ad