Kemi Zotin dëshmitar/ Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzojnë dashurinë në martesë…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku, janë zyrtarisht të martuar. Ashtu siç pritej, çifti kurorëzoi ditën e djeshme dashurinë me martesë. Aktorja ka publikuar dy foto nga ceremonia në kishë.

“Kemi Zotin dëshmitar!” -i mbishkroi Rudina fotot nga dasma. Ajo ka zgjedhur një fustan të bardhë me mëngë treçerekshe dhe me një rrip të zi të trashë në mes, duke e kombinuar me vathë të mëdhenj me gurë të zinj. Flokët i ka mbajtur gjysmë të kapur me një vello.

Çifti nuk ka ndarë ende pamje të tjera nga dasma, prandaj tani për tani na duhet të mjaftohemi vetëm me këto foto.

Zjarr Tv Ad