Kënga e Armaldos e kopjuar? Reagon kompozitori Shpëtim Saraçi për Zjarr TV: Idiotllëk i madh! Nuk e kemi vjedhur nga greku por…

0
366
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Armaldo Kllogjeri surprizoi vajzat dhe nënat me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai këndoi këngën “Ta dije” përballë banorëve dhe të gjithë shikuesve të ‘Big Brother VIP’.

“Sikur ta dije, ta dije, se sa të dua shpirt/ S’do shkoje, do rrije, tërë jetën në krahët e mi”, është refreni i këngës. Armaldo falenderoi “Vëllanë e Madh” mirëpo nuk la pa përmendur Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtimin Saraçin. Teksa kanë kaluar ditë nga publikimi i këngës, në rrjet flitet se kënga është një kopje e këngëtarit grek Argiros.

Për Zjarr Televizion Shpëtim Saraçi u shpreh se kënga në fjalë nuk është e vjedhur nga greku.

Reagimi i Shpëtim Saraçit:

Nuk e kemi vjedhur nga greku por nga Kalinka Ruse e cila në fakt është e vjedhur vetë nga Oci Ciornie (sytë e zi- gjithashtu ruse) e cila është e vjedhur nga e bukura more e jona… e kështu kështu… është një kalvar vjedhjesh pafund…

Në fakt edhe Beet’hoveni duhet dënuar se luajti me pianon që luajti Moxarti… hahahaha hahahaha …. – përfundon reagimin e tij kompozitori Saraçi.

Zjarr Tv Ad