Kënga tallëse, Basha i lëshon ‘ushtarët’ Ilir Vrenozit dhe i bllokojnë rrjetet sociale

0
239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Korçari i famshëm demokrat Ilir Vrenozi ka bërë një këngë, që e ka postuar me video dhe që ka pasur një sukses të paparë në rrjete sociale e portale, duke u shpërndarë masivisht.

Kënga e thurur nga Vrenozi ka doza tallëze për kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha.

Menjëherë sapo video është shpërndarë në rrjetet sociale, Basha ka nisur sulmin ndaj Ilir Vrenozit.

Me sa duket, përmes Endri Hasës dhe kunatit të tij kanë aktivizuar ‘ushtarët’ për të raportuar këngën që e ironizonte atë mes rreshtave dhe nga ana tjetër mbështeste Sali Berishën.

Raportimet e vazhdueshme ndaj videos kanë bërë që Facebook t’i bllokojë aksesin Ilir Vrenozit për 30 ditë.

Kujtojmë se një ditë më parë nga raportimet iu fshi një status edhe Jamarbër Malltezit, i cili denoncoi publikisht Lulzim Bashën dhe ish-deputetin Endri Hasa se kanë ngritur ekipe për raportimet e postimeve që janë kritike me kryetarin aktual të PD.

Zjarr Tv Ad