Rektori i Universitetit të Elbasanit Skënder Topi, kthen ambientet e Universitetit në sallë festash. Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon se rektori Skënder Topi, shfaqet duke festuar ditëlindjen me stafin që drejton në ambientet e Universitetit.
Pak muaj pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove, ku shfaqej kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, duke bërë kërcyer dhe bërë parakalime jo etike brenda institucionit që drejtonte, një tjetër zyrtar i lartë është shfaqur në ambientet e institucionit që drejton, duke kënduar e kërcyer me stafin e punës. Bëhet fjalë për rektorin e Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, i cili ka festuar 55 vjetorin e lindjes, duke kthyer ambientet e bibliotekës së Universitetit në sallë festive.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, rektori i universitetit ka shfrytëzuar ambientet e Universitetit, për të organizuar festën e lindjes, teksa shfaqet duke kërcyer me stafin nën ritmet e muzikës popullore.
Për një rast të tillë, kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, u shkarkua nga detyra, ndërkohë deri më tani nuk ka pasur reagim nga rektori, lidhur me kthimin e ambietenve të Universitetit në sallë koncertesh.
Universiteti i Elbasanit, ka brenda ambienteve të tij një bar, që përdoret nga pedagogët dhe studentët, por duket se drejtuesi i këtij institucioni, ka preferuar të përdor sallat e universitetit për festën e tij private.