“Këngëtare që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për klipe, bëjnë moral”, Zeka për arrestimin e Elsa Lilës: Mos t’i gjuajmë me thikë pas shpine

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Milaim Zeka është shprehur se akuya ndaj këngëtares Elsa Lila, e cila u arrestua në Itali, janë të patolerueshme. I ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” të gazetares Anila Çela në News 24, Zeka tha se në fakt moral po bëjnë disa personazhe publikë që për një videoklip janë të gatshme të kalojnë në duart e shtatë apo tetë biznesmenëve.

Zeka shton se të njëjtët personazhë që sot shkruajnë për nënën e Elsës, dikur heshtnin dhe nuk kërkonin shpjegime nga drejtësia shqiptare. Ai tha se moralisht e shpirtërisht e mbështet këngëtaren dhe vajzën e saj, e nuk e godet pas shpine, ndërsa për faturën që ka me drejtësinë italiane, nuk është askush që ta gjykojë.

“Në rastin konkret po del që Elsa Lila ka qenë llogaritare, nuk del që është marrë me transportin e drogës. Pavarësisht nga të gjitha Elsa Lila si një artiste brilante do të paguajë faturën e asaj që ka bërë. Nuk meriton që ne t’i gjuajmë në shpinë. Ekzakt. Këngëtare të njohura të lidhura me bosat . Këngëtare të njohura të sponsorizuara nga bosat e drogës. Po të ishte Shqipëria dhe Kosova një vend normal perëndimor ku ne do mund të merrnim lekë, ne do të flisnim edhe me emër e mbiemër, por ne nuk marrim.

Tani u ngritën personazhe të tillë që i ndërrojnë 7-8 biznesmenë për një videoklip 3 minuta dhe ta fyejnë Elsa Lilën është e papranueshme dhe e patolerueshme. Çfarë mund të bëj në rastin konkret? Të paktën shpirtërisht dhe moralisht ta mbështes familjen e saj dhe vajzën e saj. Ne i dimë këto gjëra, por kur s’kemi b**th për të folur atëherë duhet të heshtim. Jo të çohemi dhe t’i hipim në kurriz një njeriu që na ka nderuar me muzikën e saj,”- tha Zeka.

Mediat italiane shkruanin se grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë. Artistja shqiptare rezulton se kishte rolin e financieres.

Zjarr Tv Ad