Këngëtarët shqiptarë, që anuluan koncertet pas tërmetit në Shqipëri

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Festat çdoherë janë të mbushura me mbrëmje muzikore për ta. Shumë këngëtarë për 28 nëntor kanë qenë të aranzhuar në klube nate, në vend e në Diasporë. Por, tërmeti që ndodhi para datës 28, ku deri më tani la të vdekur 50 persona e shumë të tjerë të lënduar, ka bërë që shumë këngëtarë t’i ndërpresin këto mbrëmje muzikore, duke mos i mbajtur në shenjë solidarizimi me viktimat.

Adelina Berisha, Barbana Dini, Majk, Mentor Kurtishi, Kida e Korab Shaqiri janë disa nga këta emra që kanë anuluar mbrëmjet muzikore të parapara për ditën e Flamurit. Ndërkaq, ka pasur artistë që kanë mbajtur mbrëmje muzikore, por, të hollat më pas i kanë dedikuar për të prekurit nga tërmeti, siç është Fifi..

Zjarr Tv Ad