Këngëtari i famshëm i habit të gjithë/ Do futet Edi Rama në Big Brother”, a mund ta besoni këtë gjë?

0
596
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rubrika “Qysh e don shoqnia” në E Diell pasditen e sotme u shoqërua me të qeshura dhe batuta teksa të ftuar ishin djemtë e West Side Family, Landi dhe Miri.

Gazetari Ervin Kurti i kujtoi këngën “Tirona” të bërë atë kohë me kryeministrin aktual të vendit, Edi Rama.

“Atëherë ishte kryetari i bashkisë, ishte njeriu që kishte filluar një ndryshim të madh për kryeqytetin. Të dyja palët kishim emocione,

ai kishte se ishte hera e parë që këndonte, ishte artist, piktor, por nuk këndonte. Bëri disa dubla,” tha Miri. Ndërsa me shaka Landi pyeti: “Çfarë po thoni, do futet Edi Rama në Big Brother”?

Ditën e sotme në “E Diell” u diskutua tema se “sa reale janë dashuritë në BBVip”. Në mesin e diskutimeve u fol për pëlqimet Kiara-Luiz e Dea-Amos, të ftuarit në panel shprehën mendimet e tyre lidhur me çiftet.

Por ai që trazoi ujërat dhe i la të gjithë konfuzë ishte Graciano. “Dua të di çfarë mendon e dashura e Luizit për Kiarën, vetëm kaq dua të di,” tha Graciano.

Pas një momenti suspancë, ishte gazetari Ervin Kurti që e pyeti: “E ke fjalën për ish-të dashurën?” “Kaq doja të thoja, s’dua të flas më,” tha sërish Graciano.

Copyright: https://televizioni-24.com/2023/01/29/cfare-po-thoni-do-futet-edi-rama-ne-big-brother/?fbclid=IwAR09GZkP7SLHXdV_oXRIJIDS9kvKu1EiUf-97SYe7Vzp1fkHMYkdz-zo7uY

Zjarr Tv Ad