Këngëtari i njohur Elton John e quan Michael Jackson të sëmurë mendor

0
6

Elton John e ka quajtur Michael Jackson-in të sëmurë mendor. Këngëtari i famshëm pritet të publikojë së fundmi librin e tij më të ri të titulluar “Me”.

Në këtë vepër, John është ndalur shumë tek ylli i pop-it, Michael Jackson. Në të ai shkruante se njiheshin prej kohësh dhe se vitet e fundit të jetës së tij, ylli i popit nuk ishte më njësoj. Ndër të tjera, ai thekson se gjendja e tij mendore ishte e rënduar.

“E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge po merrte, por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e vështirë të kaloje kohë me të”, tregon ai. Po kështu, Elton rrëfen se si në një festë në shtëpinë e tij, ku ftoi edhe Michael- in, ky i fundit u largua nga të ftuarit dhe nisi të luante me djalin e shërbëtores së Elton- it.

“Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve”, -shprehet John. Libri i Elton John, “Me”, do të publikohet të martën, por disa media ndërkombëtare kanë mundur të sigurojnë kopje të tij dhe diskutimet rreth atyre çfarë shkruhen kanë filluar prej kohësh.