Këngëtari i njohur, i bashkohet protestës së studentëve

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e studentëve futet sot në ditën e saj të 11-të dhe si duket ata as nuk kanë ndërmnd të dorëzohen deri në plotësimin e tetë kërkesave të tyre ndaj qeverisë.

Ditën e djeshme ata kanë lajmëruar për sot hapjen e protestës ku ftojnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë pa dallim, t’ju bashkohen atyre mjafton që të mos shpalosin flamuj dhe banderola politike përvec flamurit kombëtar.

Protesta e studentëve ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik ku dominon mbështetja ndaj tyre nga shoqëria në tërësi por edhe nga personazhe të njohura të artit, kulturës, gazetarisë, politikës etj, ku një pjesë e tyre pritet t’i bashkohen protestës së sotme përpara kryeministrisë.

I fundit ka qenë këngëtari i njohur, Renis Gjoka i cili përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke shpërndarë njëkohësisht edhe lajmërimin e studentëve për protestën e sotme në orën 10:00 përpara kryeministrisë, ka shkruajtur se, “Aty do të më keni”.

Zjarr Tv Ad