Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Tërmeti që shkundi gjithë Shqipërinë dhe shkaktoi një tragjedi të madhe ka prekur edhe zemrat e të huajve. Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur italian Enzo Grinazzi. I njohur me emrin e artit si Pupo, ai ka vendosur të bëjë një koncert bamirësie dhe fitimet e këtij koncerti do shkojnë tek familjet e prekura nga tërmeti. Ai shprehet se ndodhet pranë popullit shqiptar në këtë momente të vështira.
“Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm”, shkruan këngëtari.