Këngëtari nga Zvicra, këngë për Teatrin Kombëtar

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tepër i indinjuar, Marco Zappa, këngëtar i njohur nga Zvicra që këndon në gjuhën italiane, i ka kushtuar një këngë shembjes së Teatrit Kombëtar, që ka provokuar protesta të ashpra të udhëhequra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Kënga ka edhe pamje nga shkatërrimi i godinës së Teatrit. Aty shihet aksioni i policisë për të shembur godinën e TK-së.

Ndërsa, në video ka edhe parrulla në mbrojtje të Teatrit. “Nuk e bëri tërmeti, e bëri pushteti”. Ndër të tjera, Zappa shprehet se edhe “unë jam shqiptar”.

“Shuat një qiri që ndriconte qytetin. Përse?”, thuhet ndër të tjera në teksin e muzikës. Më tej, në tekst nënvizohet edhe se “dhuna e një pushteti të kujton të kaluarën”.

Zjarr Tv Ad