Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtari shqiptarë Skerdi Ago mund t’i ketë dhënë fund beqarisë ose po mendon të martohet në fshehtësi e pa shumë bujë me të dashurën e tij Vesën.

Dyshimet kanë nisur pasi pak orë më parë ai ka zhdukur nga llogaria e tij në Instagram gjithë fotot e mëparshmë duke publikuar 3 foto të reja përkatësisht: buqetë nusërie, një çifti i sapomartuar i kapur për dore dhe dy unaza martese, imazhe këto tipike të ceremonive të martesës. Ndonëse fotot janë pa fjalë përshkruese por thjesht me tri pika hamendësuese, ai që ka ngritur edhe më dyshimet ka qenë komenti i partnere së tij në njërën nga fotot duke vendosur emoji-n e një nuseje.

Kjo ‘fshehtësi” e Skerdi Ago dhe gazetares e “Klan Kosova” Vesa Rama nuk është aspak e çudtishme, pasi edhe fejesa e tyre u zbulua 5 muaj pai kishte ndodhur, e mesa duket edhe këtë moment të rëndësishëm të celebrimit të dashurisë së tyre kanë vendosur ta mbajnë privat, ose edhe nëse martesa s’ka ndodhur ende, me gjasa ky është një paralajmërim për atë që çifti ka në plan të realizoj.

Zjarr Tv Ad