Këngëtarja Miley Cyrus nuk ka qëndruar larg vëmendjes së mediave kohët e fundit.
Para pak ditësh, ajo ndau me ndjekësit një video në Instagram, tek dhuronte skena striptizmi dhe pozonte topless.
Ndërsa së fundmi ajo pritet të publikojë dhe albumin e saj të shtatë.
Këngëtarja 27-vjeçare u divorcua nga aktori 30-vjeçar në fillim të këtij viti.
Ajo çfarë e ktheu këtë në lajm, është fakti se ajo do të flasë për të në dhomën e tyre të gjumit.
Në rreshtin e parë të këngës, të titulluar :Win Some, Lose Some” (Fito Dikë, Humb Dikë), ajo këndon: “Natën e kaluar ishim si të gozhduar në arkivol, Zoti e di që ne ishim gati të vdekur. Nuk mund t’i numëroj të gjitha kohët që jam shtirur, falenderoj Zotin për mendimet në kokën time”.
Gjatë refrenit, ajo thotë: “Ti më njohe më mirë se kushdo, por më lëndove më shumë se kushdo, i dashuri im. Unë nuk mund të shtirem më”.
Kujtojmë që pas ndarjes nga Liam, Miley nisi një histori dashurie me Kaitlyn Carter përpara se të hidhej në krahët e Cody Simpson.