Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Këngëtarja shqiptare, Rovena Stefa, ka rrëfyer për lidhjet e saj me Kosovën. Në një intervistë për ATV ajo ka thënë se ka gjetur një dashuri aq të madhe te populli i Kosovës dhe se ndihet si në shtëpi.
“Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli në Kosovë, saqë jam ndjerë si në shtëpinë time”, ka thënë Stefa.
Me nota humori këngëtarja ka kërkuar edhe që t’ia gjejnë një burrë nga Kosova, duke thënë se nuk do të largohet më që këtej.
“Ma gjeni edhe një burrë këtu dhe nuk iki fare pastaj”, ka deklaruar këngëtarja Rovena Stefa.