Këngëtarja shqiptare rrëfen ngjarjen e frikshme të sulmit terrorist në Egjipt : “Eksplozivi shpërtheu, toka filloi të dridhej”

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vera e vitit 2005 solli një ngjarje mjaft tragjike për pushuesit e “Sharm el Sheikh”.

Për fat të keq, aty pati tre sulme terroriste të organizuara nga “Al Qaeda” të cilat rezultuan fatale për 88 pushues në atë vend.

Në ato momente rastisti të ishte prezente edhe këngëtarja nga Kosova, Jehona Sopi, e cila së fundmi ka rrëfyer ngjarjen e frikshme.

Ajo ka treguar se gjatë momentit të shpërthimit ndodhej 100 metra larg vendit dhe ka parë tmerrin me sy.

“Filluan të na nxirnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer”, fillon rrëfimin Jehona duke treguar se pasi shpëtoi ka qajt tërë natën nga frika se do të vdiste nga ndonjë sulm tjetër.

“Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova në pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi”, së cilës pas sulmit iu desh të qëndrojë edhe 4 ditë të tjera sepse nuk kishte aeroplan për tu kthyer.

Zjarr Tv Ad