Këngëtarja Soni Malaj festoi ditëlindjen dhe duket si 25 vjeçare/ Ja sa vjeç mbushi…

0
210
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Soni Malaj, ditën e djeshme festoi 39 vjetorin e saj, ku në këtë ditë speciale, ajo ka marrë qindra urime speciale, nga miq e të afërm të saj.

Ishin të shumtë kolegët që e uruan publikisht ditëlindjen, por surprizën më të bukur për të e kishin përgatitur në mbrëmje.

Këngëtarja tregoi se këtë vit, nuk kishte menduar të festonte për shkak të pandemisë, por miqtë e saj e kanë surprizuar.

Ata kishin organizuar një festë për Sonin, ku duket se kanë menduar vetë për të gjitha detajet, aq sa këngëtarja ka mbetur e habitur.

“Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falenderoj miqtë e mi që më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri”, ka shkruar Soni përkrah disa fotove të saj.

Zjarr Tv Ad