Keni 9 vite çfarë po bëni, asnjë i ndëshkuar për “21 janarin”? Përgjigjet Rama: Kjo nuk është puna jonë! Kur takoj familjarët unë rri me kokë ulur…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama ka thënë se nuk është puna e tij si kryeministër që të bëjë prokurorin për disa çështje siç është “21 janari” apo “Gërdeci”.

Kreu i qeverisë theksoi se ka mbështetur reformën në drejtësi në mënyrë që të vendoset drejtësia në vend dhe mos qëndrojë kokulur përballë familjarëve të viktimave të 21 janarit.

Pyetje: Keni 9 vite në pushtet, çfarë ndihme i keni dhënë organeve të Drejtësisë për çështjet e “21 janari”, “Gërdecin”, aferën “CEZ/DIA”, etj?

Përgjigjet Rama: “Çfarë është kjo pyetje që bëni ju? Kjo nuk është puna jonë, është habi e  madhe të flitet në këtë mënyrë. Nuk a e ka ngarkuar as populli shqiptar as kushtetuta. Ne nuk kemi detyrë të bëjmë punën e drejtësisë. Çfarë kam bërë unë? Ta dinë të gjithë që unë kam udhëhequr reformën më të madhe të Republikës së Shqipërisë edhe të Mbretërisë po të doni të cilën e kemi bërë ne me mbështetjen e Amerikës dhe BE. Po mos doja unë dhe mos isha në një gjatësi vale me liderët e tjerë ta harrojeni që do të ndodhet kjo  sic nuk ka ndodhur vite më parë. Nuk na i bënin me detyrim jo, do ta shtynim në një farë feje. Unë i kam qëndruar asaj që kam thënë se nuk jam ekspert dhe e vetmja gjë që bëj në këtë reformë që PS nuk bën politikë me draftin e reformës ta marrin ekspertët dhe unë do të them po pa u lëkundur fare. Kjo pyetje nuk do të vinte sot nëse SPAK do të bunet punën e tyre. Unë nuk mund të pres çdo 21 janar që të rri me kokë ulur para atyre njerëzve dhe më shikojnë në sy dhe ata e mendojnë se ja edhe Ediu Rama nuk e ka mendjen tek plaga jonë më dhe ne jemi shitur nga gjitha anët. Ky vend është interesant shumë sa më urtë të jesh aq më kollaj të godasin, sa më shumë të bësh rolin e qenit të thonë mos e ngacmo se të leh më fort”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad