“Keni injoruar Serbinë dhe Kosovën për 8 vjet”, Grenell përplaset me ish asistentin e Obamës

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi Special për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është përplasur me ish-asistentin e Barack Obamës, Ned Price, pasi ky i fundit në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’ ka thënë se Grenell ka dështuar në mënyrë spektakulare në çështjen e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Price, gjithashtu, ia ka përmendur Grenellit fushatën globale për komunitetin LGBTQ, duke thënë se në partinë që i takon nuk e lejojnë ta diskutojë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Ndaj këtij qëndrimi ka reaguar vetë emisari i Trump, duke thënë se administrata e Obamës ka injoruar Serbinë dhe Kosovën për 8 vjet me radhë dhe se tashmë këto dy shtete do të negociojnë në Shtëpi të Bardhë gjatë javës së ardhshme.

“Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahen javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi juaj ka injoruar njerëzit në Serbi dhe Kosovë për 8 vjet”, ka shkruar Grenell. Derisa sa i përket komenteve rreth fushatës për LGBTQ, Grenell ka thënë se Joe Biden i ka cilësuar “komunitetin homos*ksual si rrèzik për sigurinë”.

Zjarr Tv Ad