“Keni nënshkruar marrëveshje symbyllazi”/ Buxhuku-Ramës: Mos shkoni në tavolina me partnerët tuaj sa për paraqitje, pasojat në ekonomi si bomba…(Diskutimi)

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në takimin e sotëm të kryeministrit me ‘Dhomat e Biznesit’, kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku i kërkoi Ramës që të marrë masa për përmirsimin e politikave tregtare, pasi sipas tij çdo marrëveshje e nënshkruar me partnerët deri sot është bërë ‘symbyllazi’.

Buxhuku theksoi se dhjetëra sektorë janë vënë në vështirësi e shumë të tjerë nuk janë hapur si pasojë e këtyre marrëveshjeve, ku sipas tij kryeministri nuk i ka analizuar.

Rama nga ana tjetër tha se Shqipëria është plotësisht e varur nga tregu ndërkombëtar sa i takon prodhimit të energjisë elektrike dhe prandaj u nënshtrohet çmimeve dhe llogjikës së partnerëve rajonalë.

Pjesë nga diskutimi:

Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku: Të ulet çmimi i karburanteve. Kriza u shpall para një viti, duhet të punonim më shpejt sepse jemi të varur nga tregu ndërkombëtar të energjisë, po të ishim të aftë do kishim fituar epërsi strategjike. Megjithatë ajo që unë dua të them bazohet në një pikë shumë të rëndësishme.

Një pikë shumë e rëndësishme, ua kam paraqitur të gjithë ministrave të financës një problem të madh, sidomos industria, të përmirësojmë politikat tregtare. Jemi në prag të anëtarësimit në BE, dhe në momentin kur ju keni marrë nisma për tregje rajonale dhe do ju kërkoja të mos bëni paraqitje që nënshkruani me sy mbyllur marrëveshje tregtare që ju japin të tjerët.

Përfundimi është se me dhjetëra sektorë janë vënë në vështirësi dhe shume sektorë nuk janë hapur sepse janë nëshkruar me sy mbyllur. Ofensiva ‘dumping’ ka qenë shumë e ashpër sidomos pas pandemisë nga vendet e tjera, do ju kërkoja të fokusoheni te këto politika mbrojtëse në mënyrë që në tavolinat me partnerët tuaja, të jeni të përgatitur dhe të mos shkoni vetëm për paraqitje televizive, pasojat pastaj janë si bomba me sahat.

Serbia është dhe partner, nuk është anëtare e OBT-së sot e kësaj dite, jo më kot, bëjani këtë pyetje partnerëve tuaj dhe kijeni parasysh. Temë e gjatë është…Sistemi energjitik ka kapacitete të instaluara 20%.

Rama: E kam verifikuar sështë e vërtetë, ta kuptoj bazën e arsyetimit.

Buxhuku: Menaxhimi i sistemit ka problematika, që nga 2021.

Rama: Falë menaxhimit ne po i mbijetojmë goditjes.

Buxhuku: Mendoj ta lëmë me kaq…

Rama: Jo, jo.. Me qëllim të pyeta se ka shumë folklor në këtë temë, Shqipëria edhe në ditën e saj më të mirë nuk e prodhon dot të gjithë energjinë që konsumon, prandaj dalim në treg dhe i nënshtrohet llogjikës së partnerëve. Ajo që ne po bëjmë është pikërisht ta pavarësojmë vendin në aspektin energjitik dh eta kthejmë në eksportues neto të energjisë.

Zjarr Tv Ad