“Keni shkelur rregulloren”- Vasili kundërshton projektligjin për barnat: Duhet të bëhej një punë më e mirë! Nuk kemi as standardet e Kosovës

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deklaroi se projektligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik që po diskutohet këtë të enjte në seancën plenare ka shkelur rregulloren dhe mbi të duhej të bëhej një punë më e mirë.

Vasili theksoi se ligji i barnave në Kosovë është shumë herë më i mirë se ai në Shqipëri. Kjo sipas tij për një arsye të vetme që të rriten sa më shumë kostot e produkteve.

“Përse ligji shqiptar i barnave të ketë disa standarde që janë më pak se ligji farmaceutik në Kosovë? Kjo është një pyetje e kapërcyeshme, standardi i ligjit tonë duhet të ishte shumë më përpara.

Gjithë kjo ka vetëm një përkthim, kosto shumë të rritura. Koha e aventurës me barnat ka përfunduar dhe Shqipëria ka të gjitha kapacitet të ushtrojë standardet më të mira.

Jo më larg se 24-orë më përpara ligji u fut në seancë duke shkelur rregulloren ndërkohë që duhej të bëhej një punë më e mirë”, tha Vasili

Zjarr Tv Ad