Keni shpesh duart dhe këmbët e ftohta? Ja çfarë duhet të dini

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gishtat e ftohtë të këmbëve dhe të duarve janë një dukuri që mund të sinjalizojë ndonjë sëmundje.

Nëse kjo gjë ju ndodh shpesh, pavarësisht stinës, atëherë mund të jetë një simptomë sëmundje.

Anemi
Përveç duarve dhe këmbëve të ftohta, anemia shfaq edhe një sërë simptomash të tjera si lodhje, dhimbje koke dhe mungesë hekuri në gjak.

Diabet
Disa nga simptomat e diabetit janë gjymtyrët e ftohta dhe ndjesi “shpimi gjilpërash” tek duart dhe tek këmbët. Këto mund të jenë shenjat e para të diabetit, që më pas pasohen nga shtimi ose humbja në peshë etj.

Gjëndër tiroide
Kjo sëmundje ngadalëson metabolizmin dhe shoqërohet shpesh me këmbë të ftohta dhe gishtërinj të ftohtë. Disa nga simptomat e tjera të kësaj sëmundje janë lodhje, përgjumje, tolerancë e dobët ndaj temperaturave të larta etj.

Stresi
Stresi ngushton enët e gjakut dhe për pasojë qarkullimi bëhet më i dobët. Prandaj kur jeni në gjendje stresi duart dhe këmbët ju rrinë më të ftohta.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad